Thirrje nën lëkur-Poezi Dashurie

Kah po të shpien udhët ?

U heshtën fjalët;
më nuk flasim, dremis në melodin e nji kange
që i thot të gjitha.

Flatroj në krahët e saj te enderr’t
gjithandej kah do të doje të isha.
E po të ndjek,

do e kudo që me shpien flatrimet,
kah unë po thurr nji anderr meridiane .
Por sërish e sërish,
po më k’puten fije t’mëndafshta,
e po më shthuren
para vështrimit tënd të perhumbun.

– Kah po të shpien udhët ?
– I dashuri im, kah po të bien petale shprese?

O i vojtuni im !

Nga veriu në jugë, rrahin udhet pa mua,

dete e bjeshkë shpupuris,
dhe gjej gjurmët e njoma te ditve të blerta.

Nuk asht hovi, jo .
Asht vrulli ai që i shemb të gjitha muret;
beso,lutu e beso,se mu aty lind mrekullia.

…Je lodhur.
Je lodhur për vehte, por tani vazhdo për mua,
jam fundi i labirinthit tënd,
ne fund te territ.jam drita
dhe aty,oh aty të piqemi dua!

Aty si praneveren po te pres.

Thirrje nën lëkur

Gati guxoi,
të lejoj t’më ndjellin rudinat e nji andrre.
Do ti rend gjashtë ditë të zeza qoshe m’qoshe
dhe te ja puth mengjesin dites se bardhe.

S’ngatrrohem më;
ndjek ferfërimën e dushkut të blertë…
Pritmë pranverë, si këng’ djali pritmë,
e si thirrja nën lëkur.

Vegim

Drit’zat e yjzve tu,
rrallë e më rrallë
pikturojn portretin tim.
Valza deti kriptojn
cukave që aq fort i deshte.

Fishken buz’t për nji buzqeshje;
petal i rën mbi kalldrem,
i shkelun gjurm’-ikjesh.

E malli, ende pak i dehur,i këlthet
portës t’harrume njerzish:
-Ishte, vec nji vegim,
abstraktuar syve të tu!

(Por nji vegim i bukur ishte).

Dashuri

Dashuri,
u thye dhe kjo mbramje.

..ku t’zuni nadja e parë;
n’cilin hon t’shembën,
ndjenj’ heretike?!

Vdismë

Vdismë,
me puthjet e ligjshme më vdis,
dua ti fle t’gjitha netët;

druaj se e zgjuar
do ta hedh kupen e zbrazt t’nates
dhe heshtjen e gjamt
tek spirrohet do ta ndiej.

Vdismë,
para se t’agoi
që t’jetoj thelbi i diellit.

Pritje

Natën,
krejt pafajshem,
levrin nji siluet e hajthme
varun në akrepa te ores.

Rand hec me kohën,
e zvarr,
si pritja
në qetsin e nji minuti.

Asnji piptim shpirti.
Rrebesh tiktaku vec,
cukit heshtjen e natës,
pa ty.